17.5 C
Tirana

Instituti i Mjekësisë Ligjore me laborator të ri, ministri Manja: Teknologjia më moderne!

Më datë:

Instituti i Mjekësisë Ligjore tashmë është pajisur me një laborator të ri toksikologjik, i ndërtuar dhe pajisur sipas standardeve më të larta europiane. Inaugurimi u bë këtë të shtunë, më 6 shtator, nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili e cilësoi këtë si një “premtim të mbajtur”.

“Premtim i mbajtur! Sot inauguruam Laboratorin e ri Toksikologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore, të pajisur me teknologjinë më moderne që e vendos këtë institucion në nivel shkencor bashkëkohor, sipas standardeve të BE-së. Ky investim vjen pas ristrukturimit të godinës së IML-së, duke e transformuar atë në një shërbim modern dhe efikas, në funksion të drejtësisë!”, tha Manja.

Ky laborator pritet të rrisë ndjeshëm kapacitetet teknike dhe shkencore të Institutit të Mjekësisë Ligjore, veçanërisht në analizat toksikologjike, të cilat janë kyçe në çështje penale, hetimore dhe gjyqësore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përjashtimi i Berishës, reagimi i Bardhit: Akt censurues dhe shkelje e ligjit themelor

PD ka reaguar për përjashtimin e Sali Berishës nga...

Qosja pro protestave, në linjë me Kryesinë e PD-së gjatë mbledhjes së degëve

Fisnik Qosja, kryetari i Bashkisë Kavajë, pak para mbledhjes...

Mazniku: Duhet konsensus dhe institucione gati për BE-në

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale u konstituua sot. Të...

I pajetë në kangjellat e murit rrethues, banorët tregojnë zakonet e viktimës

Zbardhen detaje të rënda në lidhje me vdekjen e...