Gjirokastra priti 500 mijë vizitorë nga janari deri në korrik

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot me qytetarët një lajm pozitiv për turizmin në Shqipëri, duke vënë në fokus qytetin historik të Gjirokastrës. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Rama theksoi se nga janari deri në korrik të këtij viti, Gjirokastra ka mirëpritur plot 500 mijë vizitorë.

“MIRËMËNGJES  dhe me kënaqësinë e disa prej vizitorëve që kanë përjetuar magjinë e Gjirokastrës, e cila nga janari deri në korrik ka mirëpritur 500 mijë vizitorë, ju uroj një fundjavë të bukur,shkruan Rama në postimin e tij.

Kryeministri e shoqëroi urimin për fundjavën me një video, ku turistë të ndryshëm shprehin përjetimin e tyre gjatë vizitës në Himarë.

“Shqipëria është një vend i shkëlqyer për t’u vizituar. Ua rekomandoj të gjithëve që të vijnë të vizitojnë Shqipërinë. Është një nga qytetet më të bukura që kam vizituar në jetën time dhe të lë pa fjalë.”, tha një prej turisteve.

E njohur si “qyteti i gurtë”, Gjirokastra është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe ofron një kombinim unik të arkitekturës osmane, historisë së pasur, muzeve, kalasë madhështore dhe mikpritjes tradicionale shqiptare.

Shifra prej 500 mijë vizitorësh për 7 muajt e parë të vitit përfaqëson një rritje të ndjeshme por dhe një sinjal të fortë për potencialin e Gjirokastrës në industrinë turistike të vendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...