Incident në Berat, qytetarja akuzon komisioneren: Më nxorën të pavlefshme fletën e votimit, e grisa

Më datë:

Një incident ka ndodhur në Berat, ku një qytetare akuzon komisionerët se i kanë nxjerrë të pavlefshme fletën e votimit.

Në një prononcim për mediat qytetarja është shprehur se në momentin që ajo ka qenë duke e palosur fletën e votimit një nga anëtaret e komisionit i ka thënë se e ka treguar se për kë ka votuar ndaj ajo fletë votimi është e pavlefshme.

Ndër të tjera ajo tha se nga nervat e ka grisur fletën e votimit.

“E mora fletën e votimit për ta palosur, një zotëri më tha që ta ktheja ndryshe. Ajo më tha mua se ja tregova kamerës, për kë votova.

Por për atë zot që nuk ja tregova askujt, unë thjesht i thash se po e pyesja se si mund të paloset. Fletën e votimit e grisa nga nervat, nuk iki pa votua”, ka thënë ajo para mediave

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...