Zgjedhjet në Shqipëri/ Avokati i Popullit: Po monitorojmë çdo qendër votimi

Më datë:

Në orët e para të kësaj të diele ka nisur votimi në 12 qarqe në Shqipëri. Avokati i Popullit i është bashkuar thirrjeve për një proces të qetë dhe të drejtë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Institucioni i Avokatit të Popullit bën me dije se është i angazhuar në terren për të monitoruar çdo qendër votimi.

Postimi i Avokatit të Popullit:

Dita e votimeve ka nisur në Shqipëri. Avokati i Popullit u bashkohet thirrjeve të të gjithë aktorëve që kërkojnë një proces të qetë e të mbarë dhe u bën thirrje qytetarëve të ushtrojnë me dinjitet e pa asnjë frikë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur.

Institucioni i Avokatit të Popullit është sot i angazhuar në terren për të monitoruar që çdo qendër votimi të ofrojë kushtet e duhura për një votim të lehtë e pa pengesa për çdo qytetar, pavarësisht moshës, gjinisë, gjuhës, kufizimeve fizike etj.

Gjithashtu zyra jonë qendrore do të qëndrojë e hapur për të pritur dhe administruar çdo ankesë të qytetarëve në lidhje me ushtrimin efektiv të të drejtave të qytetarëve.

Avokati i Popullit po ashtu, pranon ankesa edhe përmes emailit, telefonit apo aplikacionit tonë “Avokati i Popullit” nga çdo telefon smart.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...