Qytetari në Poliçan shkon për të votuar, makineria e identifikimit elektronik i mohon të drejtën

Më datë:

Një qytetar i identifikuar si Ledjan Jaçaj, në njësinë administrative të Tërpanit në Poliçan, rezulton në sistemin e identifikimit elektronik, se ka votuar dy herë, gjë të cilën ai vetë e mohon.

Qytetari shprehet se ai nuk ka votuar më parë, dhe tashmë po i mohohet e drejta e votës, për shkak të problemit në makinerinë e identifikimit elektronik të qytetarëve.

Ka qenë sistemi i identifikimit elektronik ai që e ka nxjerrë Jaçajn, sikur ka votuar dy herë. Qendra ku ai ka shkuar për të votuar është ajo me numrin 3370 që gjendet në shkollën 9-vjeçare të Tërpanit.

Sipas KQZ në të gjithë vendin janë ndeshur probleme me identifikimin elektronik në 240 qendra votimit, ndërkohë që thuhet se po punohet që qytetarët të votojnë lirisht dhe pa pengesa.

Identifikimi elektronik i zgjedhësve është një proces që po aplikohet për herë të parë në Shqipëri, dhe është një test më vete dhe për KQZ-në që merret me organizimin e zgjedhjeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...