ILD kërkon shkarkimin e prokurores së Dibrës: Veprimet e saj kanë sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë

Më datë:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin e magjistrates Belina Zenelin, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër teksa ngre akuza për zvarritje të proceseve dhe hetimeve, shkelje shumë të rënda disiplinore që kanë sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë.

Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor me masën “shkarkim nga detyra” për magjistraten B.Z.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka përfunduar hetimin disiplinor, të nisur bazuar në ankesën e depozituar nga Prokurori i Përgjithshëm, duke ngritur pretendime për zvarritje të pajustifikuara të veprimeve procedurale për tre magjistratë, XH.M., Belina Zeneli dhe R.K. me detyrë prokurorë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër. Nga hetimi disiplinor i kryer nga inspektorë të ILD, për prokurorët XH.M. dhe R.K., provat ishin të pamjaftueshme për të provuar kryerjen e shkeljes disiplinore, ndërsa hetimi ka vijuar për prokuroren Belina Zeneli.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në analizë të punës së kësaj magjistrateje në periudhën 2013-2021, provohet se:
– Nga ana e prokurores B.Z. janë ndërmarrë veprime dhe mosveprime, që përbëjnë mospërmbushje të pajustifikuar dhe të përsëritur të funksioneve gjatë hetimit, duke sjellë zvarritje të pajustifikuara të akteve procedurale, të cilat janë të detyrueshme për zbatim nga ana e magjistratëve.

– Si pasojë e veprimeve e mosveprimeve të magjistrates, nuk i janë dhënë zgjidhje ligjore 33 procedimeve penale, si dhe nuk është kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me 300 kallëzime.

– Magjistratja ka zvarritur hetimet paraprake duke mos i kryer veprimet hetimore në kohë dhe në dinamikë për periudha të gjata kohore të gjata, tej afateve procedurale dhe pa pasur arsye ligjore.

– Magjistratja ka kryer të njëjtën shkelje, gjatë periudhës kohore 2013 – 2021, duke bërë që shkelja të jetë vazhduese.
– Shkeljet procedurale të kryera nga magjistratja, provohen të jenë kryer me dashje direkte. Kjo bazuar në formimin dhe eksperiencën e gjatë si prokurore, si dhe për faktin se për këto lloj shkeljesh, ndaj saj në vitin 2014 është dhënë masa disiplinore “Vërejtje me paralajmërim për shkarkim nga detyra”.

– Veprimet e magjistrates Belina Zeneli kanë sjellë pasoja në dhënien e drejtësisë dhe kanë cenuar imazhin e organit të akuzës duke ulur besimin e publikut tek drejtësia.
a) Veprimet dhe mosveprimet e magjistrates Belina Zeneli përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinore, që diskrediton pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozon Këshillit të Lartë të Prokurorisë masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “dh” dhe neni 111, pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe neni 148/d, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

FMN: Rritje ekonomike dhe sistem bankar i qëndrueshëm në Shqipëri

Ekonomia shqiptare vijon të tregojë qëndrueshmëri dhe perspektiva pozitive...

Shqipëria zgjidhet presidente e “Evropës së Pyjeve”, Rama: Zgjedhje domethënëse, votë unanime nga 45 vende

Shqipëria është zgjedhur me votë unanime të 45 vendeve...

Iu vodhën 2 klientëve rreth 310 mijë euro dhe 92 mijë dollarë, masa sigurie për 11 punonjës banke

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizoi në drejtimin...

Mesazhi i Ramës: E ardhmja e Shqipërisë mbi çdo interes individual

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë aktivitetit...