Të shtënat drejt makinës së tij, administratori i shkollës private ndërron dëshmi dhe kërkon mbrojtje nga shteti: Më rrezikohet jeta

Më datë:

Administratori i shkollës private në Tiranë, Lulzim Masha i shpëtoi një atentati të martën paradite në një rrugicë buzë Liqenit Artificial, teksa tani kërkon mbrojtje nga shteti.

Masha ka thënë para grupit hetimor se prej fundit të dhjetorit një i ri e ndiqte çdo ditë në zonën e Liqenit Artificial kur shkonte në punë.

Mëngjesin e 18 janarit Lulëzim Masha ka treguar se ka qenë tek berberi e më pas është nisur për në punë ku në afërsi të një këndi lojërash për fëmijë një i ri i ngjashëm me atë që e kishte ndjekur për disa ditë ka qëlluar 3 herë në drejtim të makinës së tij.

I riu i ka folur por 63-vjeçari nuk ka kuptuar asgjë që është folur.

Pas të shtënave ai është larguar me mjetin e tij me shpejtësi dhe kur ka ndaluar ka njoftuar policinë e cila nga këqyrja e bërë ka rezultuar se mjeti “Benz ML” i Mashës kishte një shenjë plumbi në pjesën e pasme.

Për ngjarjen policia ka shoqëruar 10 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen pasi ndodheshin pranë vendit ku u dëgjuan të shtënat por ata nuk kanë dhënë të dhëna të vlefshme për hetimin.

Në pyetje është marrë edhe Fatmir Mashës, vëllai i Lulzim Mashës i cili rezulton i dënuar nga gjykata e Tiranës me 15 vjet burgim për akuzën e vrasjes, por ai ka mohuar të ketë dijeni për ngjarjen.

Nga ana e tij Lulëzim Masha ka thënë se nuk ka konflikte me askënd por pas ngjarjes ndihet i rrezikuar dhe kërkon mbrojtje për veten dhe familjen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

FMN: Rritje ekonomike dhe sistem bankar i qëndrueshëm në Shqipëri

Ekonomia shqiptare vijon të tregojë qëndrueshmëri dhe perspektiva pozitive...

Shqipëria zgjidhet presidente e “Evropës së Pyjeve”, Rama: Zgjedhje domethënëse, votë unanime nga 45 vende

Shqipëria është zgjedhur me votë unanime të 45 vendeve...

Iu vodhën 2 klientëve rreth 310 mijë euro dhe 92 mijë dollarë, masa sigurie për 11 punonjës banke

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizoi në drejtimin...

Mesazhi i Ramës: E ardhmja e Shqipërisë mbi çdo interes individual

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë aktivitetit...