Shpërndanin kanabis e heroinë në qytet, 2 të arrestuar në Berat

Më datë:

BERAT– 2 të rinj janë arrestuar nga policia e Beratit pasi shgpërndanin drogë në qytet.

Në prangat e policisë kanë rënë shtetasi me iniciale F.M., 25 vjeç dhe A.M., 35 vjeç, të cilët janë kapur në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike, në lagjen “Llukan Prifti” të Kuçovës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar doza me lëndë narkotike heroinë, lëndë narkotike cannabis sativa, fara cannabis sativa dhe metadon.

Njoftimi i policisë Berat:
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Bien në prangat e Policisë, 2 shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike heroinë dhe cannabis sativa.
Sekuestrohen lëndë narkotike heroinë e ndarë në doza, cannabis sativa, fara kanabisi dhe metadon.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me Forcën Operacionale në DVP Berat, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-F.M., 25 vjeç dhe A.M., 35 vjeç, të dy banues në Kuçovë, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë narkotike, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar doza me lëndë narkotike heroinë, lëndë narkotike cannabis sativa, fara cannabis sativa dhe metadon.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

NATO mblidhet në Ankara – Trump pritet të marrë pjesë, konfirmohet përkushtimi amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon që të marrë pjesë...

Vokshi: Qeveria po e përjashton opozitën nga procesi i integrimit europian

Albana Vokshi ka dhënë një deklaratë për mediat nga...

Turi rajonal para samitit BE-Ballkani Perëndimor, Antonio Costa në Kosovë, takime me krerët e shtetit dhe partive

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, po qëndron në...