Holandë, shënohet rasti i parë i vdekjes nga koronavirusi

Më datë:

Në Holandë për herë të parë një person humb jetën për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19).

Në një deklaratë të publikuar nga Instituti shtetëror i shëndetit dhe mjedisit të Ministrisë holandeze të Shëndetësisë, thuhet se një 86 vjeçar i gjinisë mashkull ka humbur jetën teksa ndodhej nën karantinë në spitalin Ikazia në qytetin Rotterdam.

Në deklaratë thuhet se në vend për herë të parë një person humb jetën nga Covid-19 dhe se është ende e paqartë mënyra dhe ku është infektuar personi në fjalë.

Ndër të tjera, personave që kanë kontaktuar me personin që ka humbur jetën i bëhet thirrje që të qëndrojnë në shtëpi pasi edhe ndaj tyre do të kryhen analiza nëse do të jetë e nevojshme. 

Në Holandë deri më tani janë përcaktuar me koronavirusi 82 persona.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...

Begaj në SHBA: Ëndrra amerikane mbetet e arritshme, dëshmi se liria funksionon

 Presidenti Bajram Begaj po zhvillon vizitë në Shtetet e...

Jep dorëheqjen drejtori i AMP, e zëvendëson ish-drejtori i burgjeve Klevis Qosja

Drejtori i AMP, Eduart Meraj, ka dhënë dorëheqje nga...