19.5 C
Tirana

Hidhet shorti, zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Më datë:

Sot në ambientet e Presidencës është hedhur shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024. Kryetar i KED është zgjedhur Sokol Ngresi, gjyqtar nga Gjykata e Lartë.

Konkretisht anëtarët janë zgjedhur si më poshtë:

Anëtare nga Kushtetuesja: , Elsa Toska dhe Sonila Bejtja, zëvendësuese Marjana Semini

Anëtar nga Gjykata e Lartë, Sokol Ngresi, njëkoësisht edhe kryetar i këshillit, zëvendësues do jetë Dariel Sina

Anëtare nga Prokuroria e Përgjithshme, Alma Muça, zëvendësuese Arqile Koça

Anëtare nga Gjykata e Apelit, Irena Brahimi e Altina Nasufi, zëvendësuese, Ilirjana Olldashi

Anëtarë nga Prokuroria e Apelit, Lazer Çardaku e Genti Xholi, zëvendësuese, Irma Balli

Anëtar nga Gjykata Administrative, Ramiz Lala, zëvendësues, Besart Kaçkini

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial, i përbërë nga 9 anëtar me një mandat 1 vjeçar, dhe është përgjegjës për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë dhe kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Noka: Mesazhi i Azem Hajdarit për përballje, sot më kumbues se kurrë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nokazhvilloi sot...

Hoti: Kontrata e rrugës Thumanë-Kashar parashikonte 4 nyje dhe nënkalime

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti kërkoi sot nga...

Basha: Poshtë ballkonit të Berishës nuk janë vetëm ata që kanë humbur rrugën e arsyes

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha reagoi ndaj komenteve...

Himara zyrtarisht me kryetar Bashkie! KQZ i jep mandatin Vangjel Tavos

Vangjel Tavo mori zyrtarisht mandatin nga Komisioni Shtetëtor i...