16.5 C
Tirana

Hasani: Shqipëria në fazë të re, mirëkoordimin i përfaqësive tona nëpër botë

Më datë:

Ministri Për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani deklaroi sot në një bashkëbisedimin me gazetarët se, Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2024” u organizua në një stad të ri dhe të rëndësishëm.

Hasani veçoi dy momente të rëndësishme.

“Së pari, anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe axhenda 2030, për të cilën ne duhet të jemi sa më mirë të përgatitur dhe përfaqësuesit e RSH në arenën ndërkombëtare duhet të jenë jo vetëm të mirëinformuar, por edhe të mirëkoordinuar për atë që bëjnë dhe thonë”, tha Hasani.

Së dyti, shtoi Hasani, Shqipëria ka marrë një stad të ri zhvillimi.

“Turizmi, ekonomia janë në momentet më të mira që ne kemi pasur dhe kjo kërkon që edhe angazhimi i përfaqësuesve tanë nëpër botë të jetë maksimale dhe padyshim që Shqipëria është thelbësisht e angazhuar në shumë organizata ndërkombëtare, në shumë iniciativa, të cilat janë marrë përsipër, janë realizuar me sukses, por vazhdojmë të jemi të angazhuar dhe kjo krijon dhe hartën e nevojshme dhe të domosdoshme të punës për të gjithë kolegët”, u shpreh ai.

Hasani foli edhe për ligjin e ri të shërbimit të jashtëm.

“Kemi miratuar një strukturë të re të MEPJ që ka elementë të rinj dhe kryesisht gjëja më thelbësore në strukturën e re është krijimi i një drejtorie që do të përgjigjet, do të merret do të angazhohet ekskluzivisht me të gjithë shqiptarët që janë në rajon”, tha ai.

Hasani foli edhe për hartën dhe kompozimin e përfaqësive diplomatike nëpër botë.

“Ne jemi të mirëpërfaqësues në kontinentin evropian, por kishim disa boshllëqe dhe mangësi, të cilat duhet t’i mbushim sa më shpejt dhe zhvillimet e menjëhershme janë hapjet e ambasadave në Indi, Indonezi dhe Kenia, por dhe vazhdimi i punë për të krijuar një hartë më të ri në vitet në vazhdim dhe identifikimin e vendeve ku duhet të jemi të pranishëm”, u shpreh Hasani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inceneratori i Tiranës/ Gjykatën e Lartë rrëzon rekursin e Namik Simixhiu

Namik Simixhiu i cili mbahet në burg për inceneratorin...

“Tesla” prezanton “Cybercab” dhe autobusin vetë-drejtues 

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, zbuloi sot një...

Vizita e Erdogan/ Meta: Marrëdhëniet me Turqinë të rëndësishme. 

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një...

Votimi elektronik/ Celibashi letër partive: Nuk kemi kohë!

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi i ka dërguar letër...