18.5 C
Tirana

29 vatra zjarri në 24 orë, 10 prej tyre ende aktive

Më datë:

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 19 janë shuar dhe 10 janë ende aktive.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se, pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren, u bë i mundur izolimi i plotë në bashkitë: Durrës, Kavajë, Tiranë, Krujë, Rrogozhinë, Vlorë, Delvinë, Këlcyrë, Lezhë, Dibër, Tropojë, Has dhe Malësi e Madhe.

Aktualisht, po punohet në qarkun e Kukësit në fshatin Surroj, njësia administrative Surroj, bashkia Kukës. Zjarri vazhdon aktiv prej ditësh në një sipërfaqe pyjore. Nuk ka rrezik për banesa, teksa punonjësit e ADZM po monitorojnë situatën.

Në qarkun e Shkodrës, në Qafë Bishkas, fshati Bruçaj, njësia administrative Pult, bashkia Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Nuk ka rrezik për banesa teksa vatra e zjarrit është izoluar.

Në fshatin Shakotë, njësia administrative Postribë, bashkia Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me lis dhe masiv shkëmbor. Nuk ka rrezik për banesa teksa vatra e zjarrit është izoluar.

Në fshatin Mnelë e Vogël, njësia administrative Vig-Mnelë, bashkia Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Nuk ka rrezik për banesa teksa vatra e zjarrit është nën kontroll.

Në fshatin Hajmel, njësia administrative Hajmel, bashkia Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Nuk ka Rrezik për banesa teksa situata është në monitorim.

Në fshatin Flet, njësia administrative Blerim, bashkia Fushë-Arrëz, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Nuk ka rrezik për banesa teksa situata është në monitorim.

Në qarkun e Lezhës raportohet se në fshatin Shëngjin, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, zjarri vazhdon të jetë aktiv më intensitet të ulët në një sipërfaqe me shkurre. Nuk ka rrezik për banesa teksa po mbahet në monitorim nga shërbimi pyjor.

Në fshatin Mal-Milot dhe në kufi me fshatin Skuraj, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin, vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët vatra e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me pyll dëllinje, shqopë dhe lis. Nuk ka rrezik për banesa teksa po mbahet në monitorim nga shërbimi pyjor.

Në qarkun e Vlorës raportohet se në malin Triallonja, sipër fshatit Qesarat, njësia administrative Livadhja, bashkia Finiq, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Nuk ka rrezik për banesa teksa forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Në fshatin Kopaçez, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Nuk ka rrezik për banesa teksa forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inceneratori i Tiranës/ Gjykatën e Lartë rrëzon rekursin e Namik Simixhiu

Namik Simixhiu i cili mbahet në burg për inceneratorin...

“Tesla” prezanton “Cybercab” dhe autobusin vetë-drejtues 

Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, zbuloi sot një...

Vizita e Erdogan/ Meta: Marrëdhëniet me Turqinë të rëndësishme. 

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një...

Votimi elektronik/ Celibashi letër partive: Nuk kemi kohë!

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi i ka dërguar letër...