Gripi i shpendëve, Gjeci: Nuk kemi asnjë rast pozitiv në 24 orët e fundit

Më datë:

Zv.minstrja e Bujqësisë Ermira Gjeci njoftoi se në 24 orët e fundit nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me gripin e shpendëve në vend.

Gjeci theksoi se nuk ka asnjë vatër të re dhe se po vijon groposja e shpendëve që kanë ngordhur gjatë ditëve të fundit.

Sipas zv.ministres situata paraqitet e qetë, ndërsa AKU vazhdon me kontrollet në të gjithë vendin.

“Në lidhje me situatën gjatë 24 orëve nuk kemi pasur konfirmimi për asnjë rast të ri pozitiv. Po ashtu nuk kemi pasur denoncime.

Në të gjithë territorin vazhdon procesi i groposjes së shpendëve të ngordhur.

Nga kontrollet e kryera situata paraqitet e shëndetshme pasi nuk ka vatra të tjera. Kontrollet po vazhdojnë në të gjithë territorin nga AKU dhe nuk janë konstatuar shkelje”, u shpreh Gjeci.

Zv.ministrja theksoi më tej se fokusi është që të minimizohet përhapja e vatrave dhe se janë në monitorim të vazhdueshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kryesia e PD-së mblidhet, Berisha kërkon vijimin e anëtarësimeve

Sali Berisha ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e...

Nderime për Dëshmorët e Policisë në 5 Maj

Dita e Dëshmorëve mblodhi së bashku, në një ceremoni...

Sekuestrohen ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit

Strukturat e Doganës Shqiptare, në bashkëpunim me Policinë Kufitare,...

MEPJ dënon sulmet me raketa dhe dronë nga Irani kundër Emirateve të Bashkuara Arabe

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi sot...