Greqia nuk duhet t’i shesë më anije Rusisë

Më datë:

36 anëtarë të Parlamentit Europian i kanë drejtuar drejtpërdrejt një letër kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, në të cilën i kërkojnë që ai duhet të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të parandaluar çdo shitje të mëtejshme të anijeve greke në Rusi.

“Ne kemi besim te ju dhe qeveria juaj”, shkruajnë nënshkruesit e letrës, ndër të cilët është edhe politikania gjermane e partisë liberale FDP, Agnes Strack-Zimmermann. Ajo përfaqëson grupin liberal Renew në Parlamentin Europian.

“Pyetja është nëse firma të ndryshme bëjnë biznese me Rusinë pa dijeninë e shtetit grek”, tha Strack-Zimmermann. “Ne i kemi bërë thirrje qeverisë greke të hetojë për këtë çështje dhe nëse është e nevojshme, të ndërhyjë.”

Greqia furnizuesja më e madhe

Parlamentarët evropianë citojnë një studim të organizatës amerikane Brookings, sipas të cilit më shumë se një ndër tri anije të flotës ilegale ruse, ndaj së cilës SHBA-ja ka vendosur së fundmi sanksione, u përkisnin më parë pronarëve të anijeve nga Greqia. Kompanitë greke të transportit detar janë furnizuesit më të mëdhenj të rusëve me anije.

Shumica e anijeve duhet të jenë shitur vite më parë. Por me sa duket shitjet vazhduan edhe pas pushtimit rus të Ukrainës. Sipas studimit që prej asaj kohe pronarët e anijeve greke kanë fituar nga transaksione të tilla rreth katër miliardë dollarë.

Dekreti i BE-së i dhjetorit 2023 lidhur me sanksionet kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë parashikon detyrimin për raportimin e transaksioneve të tilla tek autoriteteve përkatëse. Në këtë dekret thuhet gjithashtu se është e ndaluar që Rusisë t’i shiten anije cisterna si drejtpërdrejt ashtu edhe tërthorazi./DW

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...