Gonzato: Ukraina nuk mund të gjente një mik më të mirë se Shqipëria në OKB

Më datë:

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar në sheshin përpara Bashkisë së Tiranës në solidaritet me Ukrainën 2 vite nga agresioni rus, u shpreh se “tashmë ka 2 vjet që nga pushtimi i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë”.

Ai theksoi se, “që nga dita e parë Shqipëria dhe BE që ndruan krah për krah duke folur qartazi kundër agresionit brutal rus të Ukrainës dhe për të ndihmuar Ukrainën të vetëmbrohej”.

“Gjatë 2 viteve të fundit BE ka mobilizuar 88 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj duke përfshirë këtu mbështetje domethënëse ushtarake”, tha Gonzato

Ambasadori nënvizoi se, “ashtu si BE dhe shtetet e veta anëtare,e dhe Shqipëria e ka treguar veten me një mbështetje të paprecedentë, si politike ashtu edhe materiale”.

“Përpara se të vija në Shqipëri, punoja për BE në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, dhe aty unë pashë me sytë e mi angazhimin e mrekullueshëm të Shqipërisë, duke bërë qëndresë për Ukrainën, por edhe për rregullin dhe rendin ndërkombëtar të bazuar tek rregullat”, u shpreh Gonzato.

“Dhe gjithnjë e më tepër si anëtare e Këshillit të Sigurimit në OKB, Shqipëria, në fakt i ka bërë ballë bullizimit të Rusisë dhe ka mobilizuar solidaritetin ndërkombëtar për Ukrainën. në fakt Ukraina nuk mund të kishte gjetur një mik më të mirë në Këshillin e OKB-së dhe BE nuk mund të kishte një partner më të mirë”, tha më tej Gonzato.

Ambasadori i BE u shpreh se, “populli i thjeshtë ukrainas është kthyer në heronj përditë, ata janë frymëzim për të gjithë ne. Prandaj ne atyre u themi, BE, shtetet e veta anëtare, por edhe Shqipëria, së bashku me aleatët tanë, do të vazhdojnë që të bëjnë çfarëdo që të duhet, për aq kohë sa do të duhet që Ukraina të fitojë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...