3.5 C
Tirana

Gonzato: Duhet ruajtur ritmi i reformave për mbylljen e negociatave brenda 2027-ës

Më datë:

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato theksoi sot se ruajtja e ritmit të reformave mbetet thelbësore për arritjen e objektivit të mbylljes së kapitujve të negociatave brenda vitit 2027.

Në nisje të edicionit të 10-të të Shkollës së Integrimit Europian, Gonzato foli për sfidat që i dalin përpara vendit tonë në procesin e integrimit europian, ndërsa nënvizoi rëndësinë e administratës publike në këtë proces.

Duke e cilësuar administratë publike si “shtyllën kurrizore” të procesit të integrimit, Gonzato theksoi se ajo është përgjegjëse për zbatimin e reformave dhe transpozimin e ligjeve dhe standardeve të BE-së.

“Tani është koha kur Shqipëria ka vërtetë nevojë për këtë kontribut, sepse ashtu siç shprehet Komisioni Europian në progresraport, integrimi europian është një projekt mbarëshoqëror dhe duhet të ketë autorësi jo vetëm të qeverisë, por edhe të opozitës, qytetarëve, shoqërisë civile dhe komuniteteve lokale. Që kjo zgjedhje të bëhet realitet duhet mbështetur nga legjitimiteti demokratik dhe konsensusi i gjerë politik dhe shoqëror”, shtoi Gonzato.

Sipas ambasadorit Gonzato, Shqipëria hyn në një fazë thelbësore të procesit të anëtarësimit që vijon pas çeljes së të gjithë grup-kapitujve.

“Ndërkohë që çelja e të gjithë grup-kapitujve është një arritje e qartë që është përftuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme, faza tjetër do të jetë vendimtare dhe do të jetë më e vështirë. Mbyllja e kapitujve të negociatave është qartësisht më e vështirë sesa çelja e tyre”, shtoi ai.

Kjo, sipas ambasadorit Gonzato, është koha kur vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për të miratuar e zbatuar reforma rrënjësore të qëndrueshme dhe për të harmonizuar veten me standardet e BE-së do të vihet në sprovë.

“Ja pse raporti shprehet se Shqipëria duhet të ruajë e madje të përshpejtojë ritmin e këtyre reformave. Kjo është e nevojshme nëse Shqipëria duhet të përmbushë objektivin e vet ambicioz për të përmbyllur negociatat në fund të vitit 2027”, shtoi Gonzato.

Gonzato nënvizoi gjithashtu se urgjenca e reformave në kuadër të anëtarësimit në BE nuk duhet dhe nuk mund të të bjerë në kurriz të cilësisë.

“Integrimi në BE nuk është një proces ku ke një listë dhe shënon detyrat. Shtetet anëtare presin që Shqipëria të arrijë një zbatim konsistent në kohë të reformave të cilat sjellin përfitime të prekshme për qytetarët në jetën e përditshme”, shtoi Gonzato.

Ambasadori theksoi se Shqipëria po hyn në një fazë tejet komplekse, teknikisht dhe politikisht, të procesit të integrimit në BE, ndaj vendi do të ketë nevojë për ekspertizë dhe dije.

Ecuria në reformën e administratës publike dhe veçanërisht të Shërbimit Civil, është sipas tij thelbësore për të hartuar, miratuar e zbatuar politika që lidhen me BE-në.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...