Gjykata rrëzon kërkesën për liri të Fatos Tushes

Më datë:

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për liri të ish kreut të Bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe, i arrestuar pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Tushe me argumentin se nuk është mirë nga gjendja shëndetësore, kërkoi zbutje të masës “Arrest në burg”, por kërkesa është rrëzuar nga gjyqtari Erion Çela.

Ai pretendoi se është sëmurë dhe se qëndrimi pas hekurave i rrezikon jetën.

“Kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë pasi nuk ka dyshime të arsyeshme dhe për shkak të gjendjes shëndetësore shumë të rënduar që kam”- ka qenë kërkesa e Tushes që u hodh poshtë nga gjykata.

Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) bashkë me 10 persona të tjerë vartës të tij dhe biznesmenë me akuzën e abuzimit me tenderin 240 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inceneratori i Tiranës/ Shtyhet seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt, caktohet data e re e gjyqit

Është shtyrë seanca paraprake ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe...

Agjencia e Menaxhimit te Burimeve Ujore kalon në varësi të Ministrisë së Mjedisit

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural shqyrtoi sot...

FED invest në mesin e pjesëmarrësve të konferencës së mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe...

Ervin Salianji depoziton zyrtarisht kërkesën në PD, kundërshton përjashtimin nga gara për kryetar

Ish-deputeti demokrat e ka depozituar kërkesën zyrtare pranë Kryesisë...