4.5 C
Tirana

GJKKO kalon për gjykim dosjen për “Inceneratorin e Tiranës”

Më datë:

Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar (SPAK) për kalimin për gjykim të dosjes hetimore për “Inceneratorin e Tiranës”.

Në datën 2 Gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar. SPAK ka ngritur dyshime për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Gjatë seancës paraprake, 3 prej të pandehurve kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, konkretisht Silena Tola, Alba Thoma dhe Pëllumb Abeshi, ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar procedurën e gjykimit të zakonshëm. Kjo kërkesë do shqyrtohet në seancën e ardhshme.

Masat për inceneratorin u lëshuan në Dhjetor të vitit 2023, ndërsa për gjykim kanë kaluar Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Tboma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj dhe Silena Tola.

Për inceneratorin e Tiranës, dosja për ish-deputetin socialist Alqi Bllako, njëherësh ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është ndarë më vete.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...