4.5 C
Tirana

14-vjeçari u kap me pistoletë në Vlorë, babai i të miturit: E gjetën në një godinë të braktisur

Më datë:

Babai i 14-vjeçarit të mitur që u kap me pistoletë dhe fishekë në Vlorë, Bardhosh Tozaj, në një deklaratë për mediat, u shpreh se djali i tij, së bashku me shokët e kanë gjetur armën në një objekt të pabanuar.

Sipas tij, adoleshentët kanë krijuar një video me armën për ta shpërndarë në platformën TikTok dhe më pas e kanë fshehur. Tozaj shprehet se kur ka parë videon, ka kontaktuar me drejtuesit e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” dhe me punonjësit e policisë.

“Marr shkas nga një video që ishte shpërndarë mbrëmë në rrjetet sociale, sikur djali im ka qarkulluar në shkollën 9-vjeçare ‘Rilindja’ me një pistoletë, ky është një lajm i rremë.

Informacionin policisë ia kam dhënë unë, marr shkas nga një video e djalit tim me shokët në mal me pistoletë.

Kishte një problem tjetër në shkollë, ku qarkullon një lojë, ku hedhin një shok dhe e presin dhe videot i nxjerrin në TikTok.

Është lojë e rrezikshme dhe për këtë arsye, unë isha në një mbledhje me drejtoreshën, mësuesen kujdestare dhe një psikologe.

U thashë që kam parë një video, por nuk isha i sigurt nëse pistoleta ishte e vërtetë apo lodër.

Ne u takuam me punonjësit e policisë në shkollë, ata panë videon me djalin dhe kuptuan se nuk ishte pistoletë lodër.

Pistoletën e kanë gjetur në një objekt të pabanuar. E kanë marrë, kanë shkuar në mal, kanë bërë video në TikTok dhe më pas e kanë fshehur. Kishin gjetur edhe tre karikatorë.

Djali nuk ka pasur probleme më parë, vetëm zënka në shkollë, se 14 vjeç

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...