Gjermani, numri gjithnjë më i madh i migrantëve arrijnë përmes “rrugës bjelloruse”

Më datë:

Autoritetet gjermane sot njoftuan se numri i migrantëve që vijnë në Gjermani nëpërmjet Polonisë dhe Bjellorusisë është rritur muajt e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia federale gjermane tha se më shumë se 4.300 persona kaluan kufirin ilegalisht nga Polonia këtë vit ndërsa shumica e tyre vijnë nga Iraku, Siria, Jemeni dhe Irani, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Nga janari deri në korrik të këtij viti, vetëm 26 persona u regjistruan që udhëtuan në të ashtuquajturën “rrugë bjelloruse”. Ky numër u rrit në 474 në gusht. Vetëm në shtator ka pasur 1.914 prej tyre dhe deri më 1,.34 në 11 ditët e para të tetorit, njoftoi policia federale.

Shumica e njerëzve janë vendosur në qendrat e pritjes së azilit në shtetin Brandenburg, në lindje të vendit. Përveç strehimoreve të rregullta, janë ngritur çadra, të cilat mund të strehojnë rreth 3.500 persona.

“Situata nuk është dramatike, por është e vështirë”, tha Olaf Jansen, kreu i Zyrës qendrore për të huajt në qytetin Eisenhuettenstadt të Gjermanisë Lindore, duke shtuar se kishte gjithashtu shqetësime se COVID-19 mund të përhapet midis të ardhurve.

Liderët e Bashkimit Evropian, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, kanë akuzuar qeverinë bjelloruse për lehtësimin e kalimit të migrantëve në BE si një formë e “luftës hibride”, me qëllim destabilizimin e bllokut evropian.

Midis vitit 2015 dhe 2016, më shumë se një milion njerëz që ikën nga lufta në Lindjen e Mesme përmes rrugëve të rrezikshme nëpërmjet Mesdheut dhe Detit Egje, kërkuan strehim në Evropën Perëndimore, veçmas në Gjermani.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kurti ndan nga 100 euro për qytetarët, rrit edhe shtesat për lehonat në 500 euro

Qeveria në detyrë ka marrë vendim të ndajë nga...

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, gjashtë të arrestuar në Laç

 Policia e Lezhës finalizoi operacionin “Perimetri 2”, për goditjen...

Lamallari takon homologun austriak: Forcojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një...

Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme arrin në 8,2 miliardë lekë

 Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme ka arritur në 8,2...