Rusi, regjistrohet shifra më lartë e vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë

Rusia ka regjistruar shifrën më të lartë ditore të viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) që nga shpërthimi i pandemisë, respektivisht 984 vdekje të regjistruara vetëm brenda ditës së fundit, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi në vend është rritur në 219.329, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit po ashtu njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 28.717 raste të tjera, duke e çuar në 7.861.681 numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me COVID-19.

Ndërkohë, numri i pacientëve të shëruar nga virusi ka arritur në 6.916.086, përfshirë 21.801 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë.

Në Moskë në 24 orët e fundit shënohen 72 vdekje nga virusi COVID-19

Në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 4.410 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme të rasteve në 1.692.786, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka shkuar në 29.880, përfshirë 72 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Në Moskë, ku janë lehtësuar masat kundër COVID-19, vazhdon detyrimi për mbajtjen e maskës dhe distancës sociale.

Rajonet ruse me masa sipas situatës së pandemisë

Në rajonet e Rusisë, me udhëzim të presidentit Vladimir Putin masat kundër virusit merren sipas situatës. Në rajonet ku situata me COVID-19 përkeqësohet, vendoset në funksion sistemi “barkod”.

Në Rusi rasti i parë me COVID-19 u zbulua më 31 janar të vitit 2020, ndërsa vdekja e parë më vonë më 19 mars.

Procesi i vaksinimit masiv kundër COVID-19 në Rusi filloi më 18 janar dhe deri më tani janë vaksinuar 43 milionë njerëz.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi