Takim mes tre liderëve botërorë në Kinë, Trump, Putin dhe Xi Jinping në samitin e APEC

Më datë:

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë shkëmbyer një shtrëngim duarsh përpara darkës së mirëseardhjes së samitit të APEC-ut, që po zhvillohet në Shenzhen të Kinës.

Takimi mes dy liderëve u zhvillua në praninë e presidentit kinez, Xi Jinping, i cili ndoqi nga afër momentin e përshëndetjes mes tyre.

Më pas, tre presidentët pozuan për një fotografi të përbashkët së bashku me udhëheqësit e tjerë pjesëmarrës në samit.

Ndërkohë, Trump dhe Putin mund të takohen sërish në margjinat e samitit, megjithëse nuk pritet të zhvillojnë një takim të plotë dypalësh.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi se në rast të një takimi të shkurtër, dy liderët mund të shkëmbejnë pikëpamje mbi konfliktet në Ukrainë dhe Iran.

Peskov bëri gjithashtu të ditur se Putin kishte diskutuar më herët luftën në Ukrainë gjatë takimit me presidentin kinez, Xi Jinping.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive me vlerë 9.1 milionë euro, apartamente dhe makina luksoze

Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme...

Denoncimi i të riut: U dhunova në zyrën e komisariatit nga efektivët pas protestës

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar një...

I dënuar për vrasje, Valentin Ftoni ekstradohet nga SHBA dhe mbërrin në Tiranë

Është ekstraduar nga Nju Jorku drejt Shqipërisë 52-vjeçari Valentin...

Gjermania i kërkon Iranit të negociojë, paralajmëron për rrezikun e përshkallëzimit

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, bëri thirrje sot...