Gjergji: Të moshuarit janë shpërfillur për 11 vite nga kjo qeveri

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji deklaroi sot se, Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve i gjen sot të moshuarit në Shqipëri pa dinjitetin që ata meritojnë.

Sipas saj, të moshuarit janë shpërfillur për 11 vite nga kjo qeveri, duke u trajtuar thjesht si njerëz që duhen 1 herë në 4 vite, kur ka zgjedhje.

Në një deklaratë për mediet, Gjergji u shpreh se, “ata janë rreth 20 % e popullsisë së vendit dhe përballen çdo ditë me sfida e probleme jetësore. Nga mungesa e trajtimit të duhur shëndetësor, mungesa e vëmendjes, e politikave dhe më e rënda, pensionet qesharake, tallëse. Nën pragun e minimumit jetik; duke mos plotësuar dot nevojat bazike. Pa përmendur këtu, mungesën e ilaçeve, apo të trajtimit të veçantë për të moshuar me nevoja speciale; e duke vijuar me mungesën e parqeve, lulishteve apo këndeve rekreacionale për të moshuarit anembanë vendit”.

Gjergji u shpreh se sot qeveria tallet me rritjen me 700 lekë të pensioneve.

“Çdo i moshuar e kupton se rritja prej 700 e pak lekë për 3 muajt e vitit 2024 nuk do të ketë aspak ndikim në jetesën e vështirë e plot mundime të një pensionisti. Kjo shtesë, është e papërfillshme përballë rritjes së çmimeve”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...