Gjendet trupi i 35-vjeçarit të zhdukur në lumin Mat

Më datë:

Ka përfunduar operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e 35-vjeçarit të zhdukur në lumin Mat, pranë Urës së Vashës, në bashkinë Klos.

Operacioni u zhvillua nën drejtimin e prefektit të Qarkut Dibër dhe koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, me angazhimin e rreth 90 forcave dhe vullnetarëve nga strukturat e mbrojtjes civile në nivel qendror dhe vendor.

Në kërkime morën pjesë efektivë të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, RENEA-s, polumbarë, zjarrfikës, ekipe të kërkim-shpëtimit, si dhe vullnetarë.

Mbështetje në operacion dhanë edhe ekspertë dhe forca të kërkim-shpëtimit nga Kosova.

Pas kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, trupi i 35-vjeçarit u gjet pranë Urës së Vashës.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, kur i riu Erkin Lika ishte duke kryer ngjitje me litar dhe dyshohet se ka humbur ekuilibrin, duke rënë në ujërat e lumit. 35-vjeçari ishte pjesë e ekipeve të shpëtimit për alpinistët dhe eksploruesit e shpellave.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit, ndërsa falënderoi të gjitha strukturat, ekspertët dhe vullnetarët e angazhuar për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë operacionit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rasti i dhunës në Zvërnec, gjykata vendos për rojet: njëri lirohet, Biba qëndron në paraburgim

Gjykata e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për...

Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare shkarkon drejtoreshën dhe kërkon hetim

Posta Shqiptare ka njoftuar se ka zbuluar shkelje dhe...

Opozita serbe kërkon shkarkimin e ministres Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik” të Kosovës

Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), parti opozitare në...

Rama ndan pamjet: Paradë mbresëlënëse e Forcave të Armatosura të Francës me rastin e 14 Korrikut

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot me ftesë...