Shkelje në administrimin e fondeve, Posta Shqiptare shkarkon drejtoreshën dhe kërkon hetim

Më datë:

Posta Shqiptare ka njoftuar se ka zbuluar shkelje dhe parregullsi të rënda në administrimin e fondeve në Filialin e Durrësit.

Përmes një njoftimi zyrtar për mediat, institucioni bën me dije se pas një kontrolli të ushtruar nga Drejtoria Ekonomike, janë konstatuar mospërputhje në rakordimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave.

Menjëherë pas zbulimit të skandalit, Posta Shqiptare ka marrë masa administrative ndaj punonjësve përgjegjës dhe ka dorëzuar një kallëzim penal pranë organit të Prokurorisë, duke vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin përkatës.

Hetimet e deritanishme ngrejnë dyshime për shpërdorimin e një shume prej 700 mijë eurosh. Por ka dyshime se ky dëm mund të shkojë deri në 3 mln euro.

Në njoftim sqarohet me rëndësi se fondet e abuzuara nuk prekin skemën e pensioneve. “Theksojmë se këto fonde nuk kanë asnjë lidhje me fondet e pensioneve apo me pagesat e pensionistëve”, deklaron Posta Shqiptare.

Institucioni nënvizon se ky rast u zbulua falë mekanizmave të tij të kontrollit të brendshëm dhe shpreh vendosmërinë për të zbatuar një politikë të “tolerancës zero” ndaj çdo shpërdorimi detyre apo abuzimi me paratë publike. Çështja tashmë ndodhet në duart e drejtësisë për zbardhjen e plotë të përgjegjësive penale të personave të përfshirë

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rasti i dhunës në Zvërnec, gjykata vendos për rojet: njëri lirohet, Biba qëndron në paraburgim

Gjykata e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për...

Opozita serbe kërkon shkarkimin e ministres Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik” të Kosovës

Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), parti opozitare në...

Rama ndan pamjet: Paradë mbresëlënëse e Forcave të Armatosura të Francës me rastin e 14 Korrikut

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë sot me ftesë...

Vihen në pranga për zjarrvënie dy persona në Kavajë e Vorë

Policia e Shtetit njoftoi sot se gjatë 24 orëve...