Gjenden anijet e mbytura të pirateve të Karaibeve

Më datë:

Gjenden në Bahamas anijet e mbytura të Piratëve të Karaibeve, atyre të vërtetëve. Për herë të parë ne historinë e arkeologjisë detare një ekspeditë ndërkombëtare është shytur në portin Nassau, duke gjetur prova të anijeve pirate të zhdukura në thellësitë e detit në ishullin New Providence.

Mes viteve 1690-172 kjo zonë ka qenë streha e piratëve legjendarë që frymëzuan edhe sagën e famshme hollywoodiane Piratët e Karaibeve, përfshirë edhe Edwart Teach, ose Barbanera, apo John Rackam, pra Jack, që interpretohet nga Johnyy Deep.

Periudha historike mes shekujve XVII-XVIII  konsiderohet edhe si epoka e artë e piraterisë në Detin e Karaibeve, pasi kishte trafik të lartë detar si rrjedhojë e kolonializimit evropian.

Janë zbuluar 6 relike, ndër të cilat edhe një varkë druri e karbonizuar, e mbushur me gurë, një top në hekur, 25 gjyle për gjuajtje, shpata e të tjera sende epokale.

Arkeologët shpjegojnë se djegia e anijeve dhe mbushja e tyre me gurë ishte teknike që piratët përdornin shumë shpesh për të fshehur gjurmët nga autoritetet.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përshkallëzohet protesta, makina e deputetit goditet me vezë dhe shkelma

Vazhdon revolta e qytetarëve kundër deputetëve të Kuvendit, pas...

Në vend të Klodiana Spahiut, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit

Kuvendi ka zgjedhur Evis Kushin në postin e nënkryetares...

Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve kalon më 17 shtator, sulmon opozitën

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit...

Kryeministri Rama takon ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot në...