Debat për investimet në bregdet – Rama komenton reagimet ndërkombëtare

Më datë:

Edi Rama: E di që mund të zhgënjej dhe shumë këtu me këtë qëndrim, por e vërteta është se cikloni I këtyre ditëve nuk është interesant për atë që thotë mbi qeverisjen e Shqipërisë sot, është interesant për kohën ku kemi hyrë, botën që jetojnë dhe sfidat me të cilat do të përballet PS. Nëse kjo histori do kishte ndodhur 10 vite më parë do kishte qenë në rastin më të mirë një debat Brenda kufijve, pavarësisht përfshirjes së amerikanëve, izraelitëve apo dhe dreqit vetë që u përfshi në këtë histori edhe pa qene fare pjesë. Ndërsa sot Brenda 48 orësh degradimi I dhunshëm I një sherri të rojeve private dhe një protestuesi të marrë zvarrë, u bë zanafilla e një lufte globale online ku nuk mbeti llogore mediatike pa shkrepur municionet. Jo sepse bota u zgjua një mëngjes e alarmuar për flamingot, ku deri dje nën hundën të pandjeshmëve të botës masakra më e përgjakshme mbi shpendët, që vriteshin për epshin shtazarak të mijëra qytetarëve të ardhur nga perëndimi, në këtë tokë pa shtet. Të ishte për botën, Narta mund të kthehej qetësisht 10 vite më parë, kur flamingot nuk shtegtonin më drejt saj sepse i priste plumbi. Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por prej emrin të Jared Kushner, dhe sigurisht prej hijes së vjehrrit të tij, të cilin e urren për vdekje krejt armata globale online që kujtoi se gjeti në bulevardin e Tiranës, Vaterlonë e Trumpit.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/3921967838110207
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/3921967838110207
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/3921967838110207

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha për deklaratën e protestueses: Shpifje, familja ime nuk kanë pasur kurrë tokë në Divjakë

https://www.youtube.com/live/ZcJ-f5jGzok?si=1O6JEMsun9n8uLyl Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi sot në...

Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës, arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku...

Bolivia në krizë politike – masa emergjente pas valës së protestave

Presidenti bolivian Rodrigo Paz shpalli gjendje të jashtëzakonshme në...

Shpresë për marrëveshje bërthamore: Uashingtoni dhe Teherani drejt negociatave të reja

Ka lëvizje intensive diplomatike në Zvicër, ku po shqyrtohet...