Forcat e Armatosura në ndihmë të banorëve të Obotit

Më datë:

Forcat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut vijojnë me intensitet operacionet në zonën e Obotit, duke ofruar mbështetje për transportimin e qytetarëve dhe materialeve, në kuadër të ndihmës ndaj popullsisë civile të prekur nga përmbytjet.

Banorët e zonës po përballen me vështirësi të konsiderueshme si pasojë e nivelit të lartë të ujit dhe dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë, çka ka vështirësuar lëvizjen dhe furnizimin.

Ndërhyrja e forcave ushtarake po lehtëson qarkullimin, shpërndarjen e ndihmave dhe, kur është e nevojshme, evakuimin e qytetarëve në kushte të sigurta.

Forcat e Armatosura mbeten të angazhuara maksimalisht për të qenë pranë qytetarëve në situata emergjente, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet përgjegjëse për menaxhimin e situatave kritike dhe garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FForcaTokesore%2Fposts%2Fpfbid021ddH8PWKPqAURFmcgPZ13uZLdpHV3nVE99sQiUdNQWo9BSHkuBSY4z4jyzbPuVs2l&show_text=true&width=500

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...