Kumbaro qetëson prindërit: Nuk ka rrezik për nxënësit, masat janë marrë

Më datë:

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, u komunikuan vendimet e marra këtë të mëkurë, 29 prill.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro vuri sërish theksin te procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Në këtë kuadër, ajo deklaroi se qeveria ka trefishuar buxhetin për kërkimin shkencor.

U ndal edhe te projektet pas shkolle dhe gjithë programet e tjera për nxënësit.

“Janë projekte kanë 10 vjet që zhvillohen në formate të ndryshme. Në shkolla ku janë bërë investime të rëndësishme, të jenë të hapura edhe aktivitetet pas mbarimit të mësimit. Gjithë paketa e aktiviteteve që shoqërojnë jetën edukative të nxënësve. Do të shtojmë edhe Olimpiadën e Gjuhëve të Huaja”, tha Kumbaro.

“Shkollat do të pajisen me hapësira për të konsumuar ushqim”, shtoi ministrja.

Ministrja qetësoi të gjithë prindërit sa i takon shqetësimeve që kanë lindur ditët e fundit për disa gra të mbuluara apo një furgon pranë shkollave në zona periferike të Tiranës.

Pyetja e gazetarit: Një automjet që po qarkullon pranë shkollave, i përket iranianëve që janë strehuar në Manzë? A ka një plan për të sqaruar prindërit?

“Dua t’ju siguroj që masat e sigurisë janë të garantuara 100%”, u përgjigj Kumbaro, duke vënë theksin te bashkëpunimi me Policinë e Shtetit.

“Patrullat janë aty çdo ditë, për të garantuar të gjithë perimetrin e shkollës. Po rrisim numrin e oficerëve të sigurisë, janë persona kontakti në komunikim të rregullt me Policinë për çdo sinjalizim”, përfundoi ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Plagosi 5 persona në Athinë, 89-vjeçari: “Doja të tërhiqja vëmendjen, jo t’i vrisja”

Zbardhet dëshmia e 89-vjeçari, Panagiotis K., që plagosi dje...

Ambasadorja e SHBA-ve në Ukrainë jep dorëheqjen mes ngecjes së përpjekjeve për armëpushim

Ambasadorja në detyrë e SHBA-ve në Ukrainë do të...

Shqipëria marrëveshje me Poloninë për sigurimet shoqërore

Qeveria shqiptare ka vijuar këtë të mërkurë, më 29...

Laert Haxhia në qendër të dëshmisë, i penduari zbulon detaje për porositë e atentateve

Teksa sot është seanca në GJKKO, Laert Haxhiu, i...