Fermerët bëjnë thirrje për ndihmë pasi zjarret vrasin mijëra bagëti

Më datë:

Zjarret e shumta që kanë përfshirë Greqinë verilindore kanë marrë jetën e disa mijëra deleve dhe dhive, thanë fermerët që i kanë kërkuar ndihmë qeverisë.

“Ne jemi të shkatërruar, tashmë numërojmë më shumë se 4000 dhi dhe dele të djegura dhe shumë kafshë të tjera janë ende të zhdukura”, tha për stacionin televiziv ANT1, Kostas Dounakis, president i shoqatës së blegtorëve të Aleksandoupolit.

Të paktën 50 stalla dhe magazina me foragjere u dogjën gjithashtu.

Qindra zjarrfikëse vijojnë të luftojnë zjarret e ndezura përgjatë kufirit greko-turk të nisur 10 ditë më parë.

Parku Kombëtar Dadia është i mbuluar me pyll të dendur dhe është i pakalueshëm, kështu që përpjekjet për shuarjen e zjarrit janë të kufizuara në ajër, tha një zëdhënës i brigadës qipriote të zjarrit të përfshirë në operacion.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...