Abazoviç: Ndoshta s’do duam më ne të jemi pjesë e BE

Më datë:

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, gjatë fjalës së tij në forumin e Bledit në Slloveni, tha se BE duhet të ndryshoje qasje për vendet e Ballkanit Perëndimor sa i përket anëtarësimit të tyre, pasi sipas tij ndoshta mund të vijë një kohë që “ne nuk do të jemi më entuziast për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian”.

Ndërkohë fjalimi i tij ka shkaktuar edhe të qeshura kur tha me ironi se BE pranon njerëzit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por jo shtetet.

“Nëse ne nuk ndryshojmë diçka, të jeni të sigurt që pas disa kohësh do të vijë drejt euroskepticizmit dhe do t’i japim mundësinë një pale të tretë dhe nuk do e kemi më atë entuziazëm që t’u bërë pjesë.

Dhe diçka, miku im Dimitri tha diçka për punëtorët, njerëzit tanë janë të integruar në BE, ne nuk kemi punëtorë në vendin tonë se të gjithë janë në BE, dhe pyetja është që si është e mundur që njerëzit tanë mirëpritën në europë, por jo vendet tona?

Nëse presim që të jemi pjesë e BE, që të sjellim njerëzit mbrapsht, BE s’ka për të hapur asnjëherë dyert për ne. Sepse si mundet ne ta bëjmë partneritetin sa më të ngushtë dhe ta përdorim këtë rajon jo si rajon krizash por që mund të japë mundësi të reja për zhvillimin e BE. Atëherë asnjëherë nuk do të bëhemi pjesë”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...