Europa Juglindore/ Operacion i Europol-it kundër krimit të organizuar, 166 të arrestuar

Më datë:

166 persona janë vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit ndërkombëtar kundër krimit të organizuar në Europën Juglindore.

Një operacion i udhëhequr nga Europol, i cili ka të përfshirë 34 vende mes të cilëve edhe Shqipërinë, ka përfunduar me arrestimin e 166 presonave.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 17 persona për trafik të armëve, 73 për kontrabantë të emigrantëve të paligjshëm, 37 për trafik droge, 7 për trafik të armëve të paligjshme dhe trafik droge, 12 për dokumente të rreme, një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime të ndryshme  ndërsa 19 të tjerë janë arrestuar për krime të ndryshme .

Në kuadër të këtij operacioni shefi i Qendrës së Krimit të Organizuar të Europolit , Jari Liukku u shpreh se kriminelët nga Evropa Juglindore po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, ndaj është  e nevojshme arritja një punë të mirë organizuar për ta parandaluar një gjë të tillë.

“Ky operacion është një sukses i jashtëzakonshëm dhe ilustron këtë bashkëpunim të fortë për zbatimin e ligjit” u shpreh ai në fjalën e tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vjedhje masive kafeje, dy të prangosur dhe një nën hetim

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi...

Korridori VIII/ IKMT shemb 7 objekte në aksin Elbasan-Papër, katër prej tyre pa leje ndërtimi

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndërmarrë një...

SHBA – Pentagoni: Pastrimi i minave në Ngushticën e Hormuzit mund të zgjasë me muaj

Pentagoni u ka thënë ligjvënësve amerikanë se mund të...

Balliu: Bashkëpunimi i “Kayo” në sektorin e mbrojtjes me kompani private cenon interesin kombëtar

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu paraqiti sot në...