Ethet e Nilit, konfirmohen dy raste në një fshat të Elbasanit

Më datë:

Ethet e Nilit, të cilat kohët e fundit janë rikthyer në Shqipëri, sipas burimeve jo zyrtare kanë infektuar të paktën dy persona të moshës së mesme në Bashkinë e Elbasanit.

Nga të dhënat e para jo zyrtare mësohet se si pasojë e këtij infeksioni dy personat e infektuar janë diagnostikuar rastësisht dhe se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Në Qarkun e Elbasanit, autoritetet e shëndetësisë nuk kanë raportuar ende për situatën e të prekurve të tjerë që mund të jenë të infektuar nga infeksioni me virusin e Nilit Perëndimor, i cili është pa shenja në rreth 80% të njerëzve të infektuar.

Aktualisht në vendin tonë gjatë javëve të fundit janë idenfikuar raste kryesisht në Fier, Lushnje, Kurbin etj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përshkallëzohet protesta, makina e deputetit goditet me vezë dhe shkelma

Vazhdon revolta e qytetarëve kundër deputetëve të Kuvendit, pas...

Në vend të Klodiana Spahiut, Evis Kushi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit

Kuvendi ka zgjedhur Evis Kushin në postin e nënkryetares...

Balla: Projektligji për pagat e magjistratëve kalon më 17 shtator, sulmon opozitën

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit...

Kryeministri Rama takon ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim sot në...