16.5 C
Tirana

Eric Adams: Linjë fluturimi direkte Tiranë-New York në horizont

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot, 8 tetor, në takim Kryetarin e Bashkisë së New York-ut, Eric Adams.

Rama dhe Adams mbajtën një deklaratë të përbashkët, në ambientet e jashtme të Kryeministrisë

Më në fund erdhi në Shqipëri për ta vizituar, për të parë nga afër një vend për të cilin ka dëgjuar shumë”, u shpreh fillimisht kreu i qeverisë, duke shtuar me humor “se do e prezantojë me Diellën, ministren me Inteligjencë Artificiale.

Kur mendon, 25 vjet më parë ju kishit më pak se 100 drita rrugësh, ndërkohë sot, nën këtë udhëheqje, shihni një qytet në lulëzim që po ecën në drejtimin e duhur. Pasja e një ministreje të Inteligjencës Artificiale është me rëndësi, duke kuptuar rolin që do luajë Inteligjenca Artificiale në qytet”, iu përgjigj Adams.

Shtoi se ka ardhur për të parë turizmin, duke njoftuar se po bëhen përpjekje për të siguruar një linjë të drejtpërdrejtë fluturimi nga New York në Shqipëri.

Erdha për të parë një vend për të cilin më kanë folur shumë dhe që ne të ndërtojmë një marrëdhënie që mësojmë nga njëri-tjetri dhe ku nuk ka përçarje”, theksoi Adams, duke hedhur poshtë çdo aludim tjetër për vizitën e tij.

Kujtojmë se Adams, së bashku me një delegacion amerikan, mbërriti mesditën e së martës, 7 tetor, në qytetin e Vlorës. Fillimisht u ndal në vilën qeveritare, ndërsa më pas vizitoi zonën e Orikumit.

Eric Adams njihet për mbështetjen e tij ndaj shqiptarëve. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Osmani për rrëmbimin e shtetasit kosovar nga Serbia: Provokim i rëndë

 Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se grabitja e një...

Apeli i Posaçëm shtyn seancën për Ilir Metën, mbrojtja kërkon përjashtimin e gjyqtares

Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka shtyrë seancën...

Stuhia “Fung-Wong” përfshin Filipinet, raportohen tetëmbëdhjetë viktima dhe dy të zhdukur

Të paktën 18 persona humbën jetën dhe dy të...

Rusi: 900 milionë lekë për investime, na duhen mjedise për ndërtimin e gjykatave

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi prezantoi...