Erdoğan: Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e 14 zjarreve pyjore

Më datë:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se vazhdojnë përpjekjet në Turqi për vënien në kontroll dhe shuarjen e 14 zjarreve pyjore që kanë shpërthyer që nga e mërkura, ndërsa 57 janë vënë nën kontroll, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para gazetarëve në Stamboll, Erdoğan tha se gjithsej 45 helikopterë janë angazhuar në përpjekjet kundër zjarreve të mbetura pyjore.

“Nga sot, numri i avionëve është rritur në pesë-gjashtë me aeroplanët nga Rusia”, tha ai, duke shtuar se edhe Azerbajxhani gjithashtu do të dërgojë një aeroplan amfib.

“Beteja kundër zjarreve pyjore ende është duke vazhduar në 1.140 pika”, tha ai, duke shtuar se mjetet ajrore pa pilot (UAV) po monitorojnë situatën në rajon gjatë gjithë kohës.

Erdoğan gjithashtu tha se hetimit mbi shkakun e zjarreve në pjesë të ndryshme të vendit “vazhdojnë intensivisht”.

Flakët shpërthyen ditët e fundit në provincat jugore të Turqisë, Antalya, Mersin, Osmaniye, Adana dhe Kahramanmaraş.

Zjarre gjithashtu shpërthyen edhe në provincën jugperëndimore Muğla dhe provincat qendrore Kirikkale dhe Kayseri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

LVV dorëzon në Kushtetuese dekretin e presidentes për shpërndarjen e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar  sot në Kushtetuese ankesën lidhur...

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më...

Konflikti familjar në Durrës përfundon me arrestimin e 44-vjeçarit

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar...

Berisha kritikon PS: Refuzimi për Ballukun, goditje për drejtësinë

“Të nderuar qytetare dhe qytetarë, sapo dëgjuat tërkuzën koprolalike...