Azerbajxhani do të dërgojë ekipe për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në Turqi

Azerbajxhani do të dërgojë ekipe në Turqi për të ofruar mbështetje në luftën kundër zjarreve pyjore, raporton Anadolu Agency (AA).

Hikmet Haciyev, këshilltari i presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se presidenti Aliyev urdhëroi dërgimin e ekipeve në Turqi për të ofruar ndihmë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarreve pyjore.

“Presidenti Aliyev i ka lëshuar urdhrat e nevojshëm kryeministrit të Azerbajxhanit dhe ministrit të Situatave të Emergjente. Institucionet kompetente kanë kontaktuar kolegët e tyre në Turqi dhe ekipet e ndihmës do të nisen për në vendin vëllazëror sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.

Zjarret pyjore janë aktive në disa provinca në Turqi, gjë që ka çuar në evakuimin e një numri vendbanimesh.

Operacionet e shuarjes së zjarreve pyjore në rrethet Manavgat dhe Akseki, në Antalya, po kryhen nga toka dhe nga ajri.

Zjarrfikësit nga disa provinca po përpiqen të shuajnë zjarret pyjore që shpërthyen më 28 korrik në disa vende në Manavgat.

Zjarre kanë shpërthyer gjithashtu në rrethin Marmaris, në provincën Muğla, pastaj në Adana dhe Mersin, kurse në shumë qytete turke, kanë filluar aksionet për mbledhjen e ndihmave për popullatën në zonat e prekura nga zjarret.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi