Erdogan: Siria duhet të qeveriset nga sirianët

Më datë:

Presidenti turk Rexhep Tajip gjatë një bisede telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte i tha atij se ’’Ankaraja ka mbrojtur ruajtjen e integritetit territorial dhe stabilitetit të Sirisë që nga dita e parë e luftës civile” dhe se ”Siria duhet të qeveriset nga sirianët’’.

“Turqia do të vazhdojë të bëjë më të mirën për të ndërtuar një Siri të tërë të pastruar nga terrorizmi”, shtoi lideri turk.

Edhe presidenti amerikan Joe Biden nga ana e tij dha një opinion se si e mendon ai qeverisjen e Sirisë.

‘’Ne do të mbështesim plotësisht një proces tranzicioni në Siri që do të zhvillohet nën kujdesin e OKB-së dhe udhëheqjen e sirianëve, në përputhje me rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së’’, theksoi Biden.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...