28.5 C
Tirana

Presidenti kinez: Lufta tregtare me SHBA nuk do të ketë fitues

Më datë:

Presidenti kinez, Xi Jinping ka paralajmëruar të martën se një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara nuk do të rezultonte me fitues, ka raportuar media shtetërore.

Xi i ka bërë këto deklarata pak para inaugurimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump në janar.

Trump, ish-president amerikan, ka shtyrë përpara luftën tregtare me Kinën përgjatë mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë, dhe e ka akuzuar këtë shtet për vjedhje të pronës intelektuale dhe praktika tjera “të padrejta”.

Ai është zotuar për të vendosur tarifa edhe më të larta ndaj Kinës në mandatin e dytë, teksa Pekini vazhdon të përballet me rimëkëmbje të ngadalshme ekonomike pas pandemisë së koronavirusit.

Luftërat tarifore, luftërat tregtare dhe luftërat teknologjike janë kundër trendëve ekonomikë, rregullave ekonomike dhe nuk mund të ketë fitues”, ka thënë Xi për marrëdhëniet Kinë-SHBA, pas një takimi me krerët e shefave të institucioneve financiare në Pekin.

“Kina ka gatishmëri që të vazhdojë dialogun me Qeverinë amerikane, të zgjerojë bashkëpunimin, të menaxhojë dallimet dhe të promovojë marrëdhëniet Kinë-SHBA në drejtim stabil, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm”, ka thënë Xi.

Pekini synon të shënojë rritje vjetore prej 5 për qind këtë vit, pavarësisht rënies së konsumit të brendshëm dhe papunësisë së lartë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hapi dyert e ambasadës më 2 korrik 1990 për shqiptarët, shuhet ish-ambasadori gjerman në Tiranë

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman Werner Daum në Shqipëri...

Trafik droge nga Amerika Latine, Gjykata e Posaçme lë në burg 7 të arrestuarit

Gjykata e Posaçme ka vendosur sot, më 12 korrik,...

Shpërbërja e PKK, Erdogan: Faqe e re e historisë

Recep Tayyip Erdogan i ftoi turqit që të festojnë....

Lirohet një sipërfaqe plazhi e zënë në Vlorë, Rama thirrje profesionistëve

Të tjera hapësira të zëna në Vlorë janë liruara...