Erdogan bën thirrje për paqe: Siria i ka dhënë fund gjakut dhe lotëve

Më datë:

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka kritikuar regjimin e Bashar al-Assadit në Siri. Erdogan në një deklaratë ka theksuar angazhimin e palëkundur të Turqisë për arritjen e paqes në Siri.

Ai nënvizoi vizionin turk për një Siri të bashkuar, ku të gjitha komunitetet mund të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore dhe pa frikë.


“Sirianët i kanë dhënë fund luftës, i kanë dhënë fund gjakut dhe lotëve”, e nis deklaratën Erdogan.

“Vëllezërit tanë sirianë e meritojnë paqen më shumë se çdokush tjetër”, vazhdon ai.

Ndër tjera, lideri turk theksoi se qëllimi i vetëm i Turqisë është mirëqenia e sirianëve.
“Ne gjithmonë kemi punuar për këtë qëllim.

Ky ishte qëllimi ynë i vetëm kur i hapëm dyert për vëllezërit dhe motrat tona që iknin nga dhuna dhe ne ua zgjatëm dorën për t’i ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje. Por regjimi i Damaskut nuk e kuptoi vlerën e zgjatjes së dorës së Turqisë”, u shpreh Erdogan.

Deklarata e tij përfundoi duke thënë: “Turqia është në anën e drejtë të historisë edhe sot, siç ishte dje.

Ne duam të shohim të mbizotërojë paqja në Siri, ku arabët, turkmenët, kurdët, alavitët, sunitët, e të krishterët jetojnë bashkë e nuk përjashtohen, nuk u cenohen të drejtat dhe liritë, nuk keqtrajtohen, por jetojnë përkrah njëri-tjetrit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rritet numri i të prekurve nga Hantavirus

Alarmi nga virusi vdekjeprurës Hantavirus ka vënë në lëvizje...

Ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, PS kërkon heqjen e kufizimeve për ligjet e ‘përafrimit me BE’

U zhvillua sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren dhe...

Babai i 21-vjeçares flet për ngacmime të përsëritura nga mjeku

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në...

Çmimi i naftës rritet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran

Çmimet e naftës vijuan rritjen në fillim të javës,...