Ëmbëlsirë e Ftoftë – E Freskët, e Ëmbël, e Shtëpisë

Më datë:

Pasta e Akullit është një recetë e vjetër e kuzhinës shqiptare e përgatitur dikur në raste të veçanta festash e gëzimesh.

Më së shumti kjo pastë, ishte ndër ëmbëlsirat më të veçanta dhe ndjellëse që ofronin dikur pastiçeritë dhe restorantet e vendit.

Edhe sot, ashtu si dikur ajo është e mrekullueshme me shijen dhe freskinë e saj.

Një ëmbëlsirë perfekte për stinën e verës. E ftohtë dhe e ëmbël, e përgatitur krejt lehtë në shtëpi, fanatastike për t’u kombinuar me fruta të stinës.

Kërko pak kohë për t’u përgatitur por shija e saj mahnitëse padyshim do t’ju tërheqë menjëherë nepsin për ta provuar.

AgroWeb.org sjell më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së pastës së akullit krejt lehtë në shtëpi, një ëmbëlsirë ideale për t’u përgatitur në këto ditë të nxehta vere.

Përgatitja e Pastës së Akullit

Përbërësit

 (Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

 Për pandispanjën:

3 kokrra vezë dhe 1 e bardhë veze

5 lugë gjelle sheqer

4-5 lugë gjelle miell

Për kremin:

 3-4 lugë gjelle miell

6 lugë gjelle sheqer

1 kokërr vezë  dhe një e verdhë veze

2 gota uji me qumësht

2 filxhanë kafeje bajame të grira

1 lugë gjelle gjalpë të freskët ose ajkë qumështi

2 lugë gjelle kakao

Pak reçel qershie (mund të përdorni llojin e reçelit që preferoni më shumë)

Një lugë kafeje vanilje pluhur

Copëza çokollate (sipas preferencës)

Përgatitja

 Si fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të nisni me përgatitjen e pandispanjës. Rrihni vezët me sheqerin  sa të bëhet një masë e fryrë e qendrueshme.

Shtohet mielli dhe përzihet lehtë që të mos bjerë masa e fryrë e brumit.

Hidhet në një tavë ose formë pjekëse ëmbëlsirash të lyer me pak vaj dhe piqet në furrë.

Në një enë tjetër, AgroWeb.org ju udhëzon të rrihni vezët me sheqerin, hidhet mielli, qumështi i valuar dhe i ftohur pak, zihet derisa të marrë një valë, hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet duke shtuar vanilje, bajame të grira, kakaon, ajkë ose gjalpë i freskët dhe përzihet mirë derisa masa të bëhet kremoze.

Merret pandispanja e përgatitur, ndahet me kujdes në tre pjesë dhe shtrohet një pjesë në tavë ose në formën e ëmbëlsirës, hidhet një pjesë e kremit dhe shtrohet në të gjithë sipërfaqen e pandispanjës.

Sipër vendoset një petë tjetër pandispanje, të cilës i hidhet sërish një pjesë e kremit të përgatitur dhe më pas vendoset peta tjetër e pandispanjës.

Lyhet me krem, sipër i vendosen kokrra qershie të bëra qershie ose copëza çokollate.

Futet në ngrirje për 2-3 orë në zonën e ngrirjes së frigoriferit dhe më pas shërbehet menjëherë e ftohtë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Policia gati për protestën e opozitës, Hita: Do reagojmë sipas procedurave në rast shkeljesh

Kryepolici Skënder Hita në një konferencë për mediat u...

Berisha: “Mazhoranca nën diktatin e Ballukut, Rama mungon nga frika”

Po diskutohet në Kuvend projektligji për akcizën dhe taksat...

Trump: Konflikti me Iranin do të përfundojë shpejt

Presidenti amerikan Donald Trump shprehu besimin në një mesazh...

A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje me vendimin për Thaçin

Albin Kurti e distancoi krejtësisht veten dhe qeverinë e...