Ekstradohet nga Gjeorgjia skafisti turk, kërkohet nga GJKKO

Më datë:

Një shtetas turk, i kërkuar nga autoritetet shqiptare me urdhër të Gjykatës së Posaçme, është ekstraduar nga Gjeorgjia në Shqipëri.

50-vjeçari Yalcin Hanci akuzohet se ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal që transportonte emigrantë me skaf në Itali gjatë periudhës 2020-2021.

Në vitin 2022, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i caktoi atij masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

50-vjeçari turk akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë dhe me qëllim përfitimin, ka transportuar ilegalisht në Itali me skaf, por dhe në shtete të tjera të Bashkimit Europian, emigrantë nga Siria, Egjipti dhe Irani.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...