14.5 C
Tirana

Automjeti i ushtrisë përplaset me autobotin, 6 ushtarakë të plagosur

Më datë:

6 ushtarakë kanë mbetur të plagosur pasi kanë pësuar aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”.

Policia njofton se automjeti i repartit ushtarak Vau i Dejës me drejtues qytetarin me iniciale B.N. është përplasur me autobotin me drejtues shoferin me iniciale N.P.

Përplasja mes 2 automjeteve ka sjellë plagosjen e 6 ushtarakëve, të cilët janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore. Ata paraqiten jashtë rrezikut për jetën.

“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N.”, njofton policia.

Teksa nuk ka preferuar që të bëjë një prononcim publik, shoferi i autobotit ka thënë se automjeti i ushtrisë humbi kontrollin pak para se të përplasej me automjetin që ai po drejtonte.

“Ka qenë e pamundur shmangia nga përplasja edhe pse bëra devijim deri në dalje të autostradës”, ka deklaruar drejtuesi i autobotit.

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja e Egli Progës, gjykata çon në burg 3 persona të tjerë

Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë për...

Kjo është zhurma që bën Toka në hapësirë

Ky është tingulli i fushës magnetike të Tokës.  Madje...

Krijohet partia e re opozitare “Djathtas 1912”, Alibeaj: Besojmë tek shteti i së drejtës

Deputeti Enkelejd Alibeaj prezantoi sot parimet e partisë së...

Dhimbjet e Kyçeve – Ushqimet që nuk Duhet të Hani

Dhimbjet e kyçeve ndikojnë fort në cilësinë e jetës,...