13.5 C
Tirana

Ekstradimi i mësuesit turk/ ‘Pamjet e prangosjes së tij bënë xhiron e botës’, Vasili ka disa pyetje për Ramën: Peng i kujt je që…

Më datë:

Nderkohe qe dy eurodeputete kerkojne hetim te pavarur e urgjent lidhur me ekstradimin nga vendi yne drejt Turqise te mesuesit Harun Çelik, nenkryetari i LSI-se, Petrit Vasili numron disa pyetje ne adrese te kryeministrit Edi Rama.

“Ne Kosove per nje rast te ngjashem Kryeministri Haradinaj shkarkoi Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi. Po Edi Rames kush ja ka qepur gojen dhe pse?”- shkruan Vasili ne nje postim ne faqen e tij ne Facebook.

“Kaq i madh eshte borxhi ku ka hyre Edi Rama sa qe e ka te pamundur te mbaje qendrim zyrtar per ngjarje qe po i krijon kaq probleme Shqiperise??”, pyet Vasili.

Postimi i Vasilit 

Edi Rama gojëqepur edhe per ekstradimin e Harun Çelik,po pse??

Edi Rama llafazani i deklaruar shteteror, serish shfaqet memec, por ne kete rast per Harun Çelik shtetasin turk te ekstraduar prej tij ne Turqi.

Keta rilindasit ne tufe, nga zedhenesa policie e qeverie e me radhe dolen e na shpjeguan se Harun Çelik u denua ne Shqiperi se hyri me pasaporte te falsifikuar dhe s’kishte asgje tjeter ndaj tij.

Kete e degjuam te gjithe dhe nuk kishim ndonje arsye per te dyshuar apo komentuar.

Por mediat turke qe nga CNN turk ,Haber etj etj deklarojne se Harun Çelik eshte sipas qeverise i akuzuar si pjestar i FETO dhe pamjet e prangosjes se tij qe ne mberritjen e tij ne Turqi po bejne xhiron e botes.

Dy eurodeputete Ramona Strugariu dhe Rebecca Harms kerkojne hetim te menjehershem.

Eshte denuar ashper nga Initiative of Human Rights and Freedom ne Marburg debimi i mesuesit turk duke deklaruar:

“Rrëmbimi i paligjshëm i shtetasit turk Celik nga qeveria Rama shkel të drejtat e njeriut dhe shkel ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar, përfshirë konventat e Këshillit të Evropës”.

Ne Kosove per nje rast te ngjashem Kryeministri Haradinaj shkarkoi Ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Zbulimit, Driton Gashi.

Po Edi Rames kush ja ka qepur gojen dhe pse?

Duke ditur qe ky eshte llafazan i njohur dhe i papertuar per te folur budallalleqe pa fund,lind natyrshem pyetja:

Peng i kujt eshte qe Edi Rama qe nuk guxon te flase per nje ceshtje kaq delikate?

Ç’fare detyrimi e mban lidhur gojen e Edi Rames qe nuk flet dot per kete problem??

Kaq i madh eshte borxhi ku ka hyre Edi Rama sa qe e ka te pamundur te mbaje qendrim zyrtar per ngjarje qe po i krijon kaq probleme Shqiperise??

Kryeministri dhe Ministri i Jashtem Edi Rama duhet te shpjegohet publikisht dhe te marre pergjegjesite boll u fut vrimave dhe boll u fsheh pas bedelëve neper ministri,polici e gjetke.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Një hap më afër BE-së, Kosova pranohet si anëtare në Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) është bërë institucioni...

Erdogan: Gaza ka nevojë për shërim dhe rindërtim

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha të premten se...

Përplasjet me Peleshin, PS kërkon përjashtimin e Bardhit me 30 ditë nga Kuvendi

14 deputetë socialistë i kanë drejtuar dje, 17 tetor,...

Prokuroria çon në gjyq 3 të pandehur, mes tyre nipërit e Agron Kapllanajt

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...