Eksodi i shqiptarëve të Kosovës, një nga ngjarjet më të rënda që prej Luftës së Dytë Botërore

Më datë:

16 prilli i vitit 1999 kujtohet si dita kur nisi eksodi i shqiptarëve të Kosovës, një nga ngjarjet më të rënda në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte rrjedhojë e zbatimit të projektit shovinist serb me emërtimin “Patkoi”. Me këtë projekt, shteti serb synonte të kryente “pastrimin etnik” të popullsisë etnike shqiptare të Kosovës.

Në periudhën mars-qershor 1999, numri i përgjithshëm i shqiptarëve të shpërngulur me dhunë arriti në afro 1 milion vetë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve kaluan në Qafën e Morinit dhe në Qafën e Prushit.

Dëbimi i shqiptarëve të Kosovës i vitit 1999, përbën një nga eksodet më të rënda në historinë e Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Me mikpritjen ndaj vëllezërve shqiptarë nga Kosova, populli shqiptar në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë, banorët e rretheve të Kukësit, Hasit dhe Tropojës treguan edhe njëherë bujarinë dhe solidaritetin që i karakterizon. Ata dëshmuan para opinionit ndërkombëtar se shqiptarët janë një komb, pavarësisht kufijve politikë.

Kombi shqiptar do t’i mbetet mirënjohës SHBA për kontributin që dha për çështjen e Kosovës. Presidenti i SHBA i asaj kohe, Bill Klinton, përmes një mesazhi historik drejtuar popullit shqiptar të Kosovës në ditët e tyre më të vështira u shpreh: “Ju do të ktheheni në shtëpitë tuaja. Ju do të keni shkollat tuaja dhe do të ushtroni fenë tuaj. Ju do të zgjidhni udhëheqësit që dëshironi dhe do të vendosni vetë të ardhmen tuaj. Ju nuk do t’i paguani taksa Jugosllavisë. Ju nuk do t’i çoni djemtë tuaj ushtarë për Jugosllavinë”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...