E reja denoncoi se u dhunua dhe u mbyll në banesë, forcat RENEA futen në apartament nga tarraca e pallatit.

Më datë:

Forcat RENEA janë futur nga tarraca e pallatit për në banesën ku u raportua se ndodhej një vajzë, e cila kishte denoncuar në polici se është dhunuar nga disa persona.

Efektivët e RENEA-s janë ulur me litarë nga tarraca për në ballkonin e apartamentin në zonën e Astirit, ku e reja u mbyll.

Burime bëjnë me dije se vajza është gjetur në banesë e vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

Kujtojmë se më herët policia raportoi se pasi kishin marrë denoncimin kishin mbërritur në vendngjarje dhe po negocionin me të renë, e cila refuzonte të hapte derën.

Sipas bluve, vajza me iniciale S. Q., ka njoftuar sallën operative se ndodhej brenda apartamentit duke pretenduar se është dhunuar nga disa persona.

Policia ka gjetur brenda një banese një armë zjarri ngjitur me apartamentin në Astir ku ishte ngujuar vajza që pretendonte se ishte dhunuar nga disa persona.

Bëhet me dije se brenda banesës tjetër u gjetën 2 armë zjarri nga forcat e policisë.

Kjo banesë ku u gjetën armët rezulton të jetë marrë me qira. Në momentin e ndërhyrjes nga policia, nuk kishte asnjë person.

Siç bëhet me dije, efektivët ndërhynë në banesën ngjitur me atë të vajzës së ngujuar pasi kishin informacion se aty kishte armë zjarri.

Përveç këtyre të fundit, mbi tavolinë u gjetën edhe shenja kokaine.

Raportohet se dy banesat ishin marrë me qira ditore nga i dashuri i vajzës së ngujuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00

Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të premte (3...

Ngjarje e rëndë në Durrës: adoleshenti gjendet pa shenja jete në palestër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë...

GJKKO shtyn gjyqin për Veliajn, përcaktohet data e seancës së ardhshme

Është shtyrë seanca penale në Gjykatën e Posaçme për...

Kultivimi i bimëve në planetin Mars

Pas fluturimeve rreth Hënës, njeriu synon planetin Mars. Prej...