Durrës : Arrestohet 50-vjeçari i dënuar me 10 vite burg në Itali për trafikim droge

Më datë:

I dënuar me 10 vjet burg nga autoritetet policore italiane, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar është bërë e mundur ndalimi dhe arrestimi i Rudin Koni, 50-vjeç.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, sasi lënde narkotike të llojit kokainë, me qëllim shitjen në Milano dhe Salento, Itali.

Durrës

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejtë Italisë, 50-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Shërbimet e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana dhe Departamentit të Policisë Kriminale, bënë të mundur lokalizimin në Shijak dhe arrestimin e shtetasit shqiptar Rudin Koni, 50 vjeç banues në Maminas, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Ligji italian për drogat.

Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë, sasi lënde narkotike të llojit kokainë, me qëllim shitjen në Milano dhe Salento, Itali.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe Marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Protesta një kryengritje paqësore, ndër më të fuqishmet që ka njohur vendi

https://www.youtube.com/live/n9V1n3mMSrg?si=bpn0PeqGvnrrMfGD&t=975 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Misioni evropian për Hormuzin

Një grup prej më shumë se 40 vendesh po...

Me armë në makinë, arrestohet 21-vjeçari, e pëson dhe drejtuesi i mjetit

Dy persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë...

Ministri Nufi pritet me ceremoni ushtarake në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka nisur vizitën e...