Berisha: Protesta një kryengritje paqësore, ndër më të fuqishmet që ka njohur vendi

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se protesta që do të mbahet pasdite, do të jetë një kryengritje paqësore, ndër më të fuqishmet që ka njohur vendi.

Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se qytetarët po reagojnë ndaj asaj që e cilëson si presion, padrejtësi dhe keqqeverisje, duke theksuar se ka shumë arsye që ata të lënë pas frikën dhe të bashkohen në protestë për të mbrojtur interesat dhe dinjitetin e tyre.

Në deklaratën e tij, Berisha theksoi se rritja e çmimit të karburanteve dhe taksat e larta kanë rënduar ndjeshëm jetën e qytetarëve, ndërsa kritikoi mungesën e subvencioneve për fermerët dhe mbështetjes për transportin publik.

“Qytetarët shqiptarë kanë sot 1001 motive për të dalë nga guaska e konformizmit dhe e frikës, për t’u bashkuar me ne në kryengritjen tonë paqësore. Kriza, lufta në Lindjen e Mesme, jashtë atij rajoni, pasojat më të rënda në botë po i përjetojnë qytetarët shqiptarë me çmimin më të lartë në planet të naftës”, tha Berisha.

Sipas tij, këto politika kanë sjellë vështirësi për ekonominë familjare dhe sektorë të rëndësishëm të vendit.

Në përfundim, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë, duke e cilësuar atë si një reagim qytetar dhe paqësor përballë situatës aktuale në vend.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

Gjykata penale e Tiranë ka caktuar masat e sigurimit...

Zv.kryeministrja Koçiu me banorët e pallatit të djegur: Do përfitoni bonus qiraje për strehimin

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka shkuar këtë të premte, më 17 prill,...

Sezoni turistik veror, aksion pastrimi në plazhin e Shkëmbit të Kavajës

Në prag të nisjes së sezonit turistik veror, bashkia...

Misioni evropian për Hormuzin

Një grup prej më shumë se 40 vendesh po...