Me armë në makinë, arrestohet 21-vjeçari, e pëson dhe drejtuesi i mjetit

Më datë:

Dy persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë bëjnë me dije se një 21-vjeçar u vu në pranga pasi iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje.

Ndërkohë e ka pësuar edhe drejtuesi i mjetit, për mos kallëzim krimi.

Njoftimi: 

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, (Njësia “Shigjeta”), në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Back Side”.

Gjatë operacionit, në Qafë Kashar, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin E. A. dhe pasagjer shtetasin E. L.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. L. iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit:

-E. L., 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-E. A, 23 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sezoni turistik veror, aksion pastrimi në plazhin e Shkëmbit të Kavajës

Në prag të nisjes së sezonit turistik veror, bashkia...

Berisha: Protesta një kryengritje paqësore, ndër më të fuqishmet që ka njohur vendi

https://www.youtube.com/live/n9V1n3mMSrg?si=bpn0PeqGvnrrMfGD&t=975 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Misioni evropian për Hormuzin

Një grup prej më shumë se 40 vendesh po...

Ministri Nufi pritet me ceremoni ushtarake në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka nisur vizitën e...