Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

Dritan Abazoviç: Mali i Zi nis programin hapësinor

Më datë:

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në seancën e sotme të qeverisë njoftoi se vendi do të nisë programin e tij hapësinor.

Gjithashtu bëri me dije se Mali i Zi po nis zhvillimin e satelitit Lucha dhe që do të financohet nga Fondi i Inovacionit.

“Mali i Zi po nis programin e tij hapësinor dhe po fillon zhvillimin e satelitit Lucha, i cili duhet të lëshohet në hapësirë.

Ai do të financohet nga Fondi i Inovacionit. Nuk bëhet fjalë për fonde të mëdha, kërkon shumë punë.

Por Mali i Zi do të hapë një tjetër perspektivë, e cila është të bëhet një komb që merr pjesë në aktivitetet e vendeve të tjera të botës”, tha Abazovic.

Gjithashtu bëri të ditur se do të mbështesë novatorët me para.

“Jam i sigurt se ky informacion do të shkaktojë pak tallje, për disa madje do të jetë edhe subjekt humori, por është çështje serioze dhe jam i lumtur t’iu njoftoj për këtë gjë”, tha ai gjatë një mbledhjeje të Qeverisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...

Ndryshim në treg: nafta ulet me 5 lekë

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë, 27...
LIVE TV