Dosja Partizani, GJKKO rrëzon kërkesat e Berishës dhe Malltezit

Më datë:

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar këtë të hënë, më 10 nëntor, kërkesat paraprake të avokatëve mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, lidhur me pavlefshmërinë e akteve të administruara gjatë hetimeve për dosjen “Partizani”.

Sipas vendimit të gjykatës, pretendimet e mbrojtjes u vlerësuan si të pabazuara në ligj. Trupi gjykues theksoi se ndaj prokurores së çështjes, Irena Gjoka, nuk ekziston asnjë vendim që ndalon ushtrimin e detyrës së saj, ndërsa caktimi i ekspertëve është bërë në përputhje me procedurat ligjore.

Raportoi se gjatë seancës së sotme u lexua kërkesa për gjykim e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 25 nëntor, në orën 11:00, ku pritet që palët të paraqesin parashtrimet e tyre për provat.

Kujtojmë se Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë”, kryer në bashkëpunim, ndërsa Jamarbër Malltezi për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë, që dikur ishte pronë e Ministrisë së Mbrojtjes. Hetimet e SPAK pretendojnë se ky proces është zhvilluar në mënyrë të paligjshme dhe ka sjellë përfitime të padrejta për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...